
PD deputeti Gjin Gjoni ka denoncuar dhunën e pretenduar të policisë gjatë protestës, ku sipas tij, efektivët i hodhën sprej në sy, duke i shkaktuar dhimbje për rreth dy orë.
Ai ngriti akuza ndaj komandantit të Shqiponjave, Viktor Tollaj, dhe drejtuesve të Policisë së Shtetit, duke i akuzuar për përdorim të tepruar të forcës ndaj protestuesve, përfshirë studentë dhe gjimnazistë.
“Do të bëj kallëzim penal dhe kërkoj pezullimin nga detyra”, deklaroi Gjoni, duke i bërë thirrje Prokurorisë së Tiranës të nisë hetimet për ngjarjen.
Ai kërkoi gjithashtu ndërhyrjen e SPAK-ut për të hetuar përgjegjësitë në zinxhirin drejtues të policisë.
“Të qëllosh me plumba gome, gaz lotsjellës të mitur nuk është njerëzore”, u shpreh Gjoni, duke e cilësuar sjelljen e efektivëve si të papranueshme dhe duke kërkuar ndëshkimin e personave përgjegjës.
