Skip to content
Koha Jone Logo
  • Latest
  • News
  • Trending
  • WebTV
  • Region
  • World
  • Politics
  • Kosovo
  • Economy
  • Showbiz
  • Sports
  • Shqip
  • English
Read in app
  • Shqip
  • English
  • Latest
  • News
  • Trending
  • WebTV
  • Region
  • World
  • Politics
  • Kosovo
  • Economy
  • Showbiz
  • Sports
  • News
  • Trending
  • Politics
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosovo
  • Region
  • World
  • Sports
  • Economy
  • Showbiz
  • Culture
  • Health
  • Technology
  • Interview
  • Chronicle
  • Tourism
  • Social
  • History
Latest news

Newspaper "KOHA JONË" founded as an independent publication on 11 May 1991
Publisher: Nikoll LESI. Editorial office address: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

View options

Preview Sunday, 25 October 2026, 11:23 Ministri i Brendshëm: Nuk do të lejojmë dhunën! Ministri i Brendshëm, Ervin Demo, ka reaguar pas dhunës së regjistruar gjatë protestës së djeshme në Tiranë, duke dënuar sulmet ndaj punonjësve të Policisë…
Black and white preview
Text size
  • Trending
  • Protest in Tirana
  • Vishkuli, operation
  • Time Changes Tonight
  • Snow in the Church
  • MIA, uniforms
  • Elections in Serbia
  • Tensions in Italy
  • Arsenal on Top
Latest news
Trending
  • Protest in Tirana
  • Vishkuli, operation
  • Time Changes Tonight
  • Snow in the Church
  • MIA, uniforms
  • Elections in Serbia
  • Tensions in Italy
  • Arsenal on Top
KOHA JONË Latest news, always with you
Install
Meta-Veliaj in prison like a “Turkish head” for the EU!?

Meta-Veliaj in prison like a “Turkish head” for the EU!?

Top Stories
Sunday, 25 October 2026 10:08
Add to preferred sources

Share

Facebook WhatsApp Email X

Shqipëria duhet të dëshmojë se mund të hetojë dhe të gjykojë edhe njerëzit më të fuqishëm të politikës. Por duhet të dëshmojë njëkohësisht se respekton të drejtat e tyre. Pikërisht këtu qëndron prova e vështirë e drejtësisë: të mos trembet nga pushteti dhe të mos e zëvendësojë gjykimin me mbajtjen e zgjatur në paraburgim.

Rastet e Ilir Metës dhe Erion Veliajt e vendosin këtë debat në qendër të vëmendjes. Ish-presidenti Meta ndodhet në paraburgim që prej tetorit 2024, ndërsa Veliaj prej shkurtit 2025. Deri më sot gjykatat kanë rrëzuar kërkesat e tyre për ndryshimin e masës së sigurisë, ndërkohë që çështjet kanë kaluar në gjykim. Akuzat duhet të provohen nga prokuroria dhe të vlerësohen nga gjykata. Deri në një vendim përfundimtar fajësie, prezumimi i pafajësisë vlen edhe për ta. Por pyetja që kërkon përgjigje publike është konkrete: çfarë e bën ende të domosdoshëm qëndrimin e secilit në qeli? Përgjigjja duhet të gjendet në arsyetimin individual të vendimeve gjyqësore. Pesha politike e të akuzuarit dhe jehona publike e dosjes nuk e zëvendësojnë këtë arsyetim.

Advertisement Complaint in Koha Jonë
Advertisement Complaint in Koha Jonë

You might be interested in

Edi Rama: New law, whoever breaks it will pay! Even those with masks won’t be able to travel to the EU

Edi Rama: New law, whoever breaks it will pay! Even those with masks won’t be able to t...

13 minutes ago
Protesta!

Protesta!

1 hour ago
Nearly 1,000 arrested after clashes on another day of mass protests in France

Nearly 1,000 arrested after clashes on another day of mass protests in France

3 hours ago

Në rastin e Erion Veliajt, debati për proporcionalitetin e masës ka mbërritur deri në Gjykatën Kushtetuese. Sipas raportimeve mbi vendimin e saj, Kushtetuesja kërkoi rishqyrtim dhe arsyetim më të plotë nga Gjykata e Lartë. Kjo tregon se pyetjet për paraburgimin janë pjesë e kontrollit kushtetues të drejtësisë, jo thjesht pretendime të mbrojtjes. Mbajtja e mandatit nga Veliaj nuk provon se ai e administron përditë institucionin nga qelia. Raportimet dallojnë statusin e tij juridik si kryebashkiak nga drejtimi praktik i bashkisë. Një Bashki e madhe si Tirana nuk drejtohet dot nga burgu! Aq më tepër se kryeqyteti ka afro 1.2 milionë banorë. Analistët thonë se mbajtja në qeli është si “kokë turku”, ashtu si ish-presidenti Meta do t’i thoshte Bashkimit Evropian se “drejtësia arreston edhe të fuqishëm”.

AdvertisementSwiss DigitalComplaint in Koha Jonë

Mbi këto raste ngrihet edhe një dyshim politik: a po shndërrohen Meta dhe Veliaj në dy emra që i paraqiten Brukselit si dëshmi e luftës kundër korrupsionit?!

Ky është një shqetësim që meriton debat, por nuk ka prova të verifikuara se mbajtja e tyre në burg është kusht i Bashkimit Evropian. Ndonëse dyshimet janë reale.

Megjithatë, rreziku i shfrytëzimit politik ekziston. Një qeveri mund të përfitojë nga arrestimi i një ish-presidenti apo i një kryebashkiaku të dalë nga radhët e saj. Mund t’i paraqesë këto çështje si provë se institucionet veprojnë pa dallim.

Por me këtë rast mund që Rama dhe Berisha të kenë qenë në ujdi të fshehtë që “t’ia japim SPAK-ut nga një prej radhëve tona dhe ruajmë edhe veten me këtë rast”. Gjithçka është e mundur!

Pikërisht për të mos ushqyer dyshime të tilla, drejtësia duhet të flasë me vendime bindëse dhe me procese që ecin. Sa më gjatë zgjat paraburgimi, aq më e fortë bëhet kërkesa publike për një shpjegim të qartë mbi domosdoshmërinë e tij.

Meta dhe Veliaj duhet t’i përgjigjen akuzave përpara gjykatës. Institucionet, nga ana e tyre, duhet t’i përgjigjen për mënyrën se si ua kufizojnë lirinë. Këto dy përgjegjësi nuk e përjashtojnë njëra-tjetrën.

Shqipëria fiton besueshmëri europiane kur provon fajësinë me prova, garanton mbrojtjen dhe jep vendime të arsyetuara. Nëse të dy paraburgimet përdoren si reklamë politike për integrimin, publiku ka të drejtë ta kundërshtojë këtë përdorim. Liria e njeriut nuk mund të bëhet monedhë propagande, ndërsa integrimi europian nuk mund të matet me numrin e politikanëve në paraburgim. Pavarësisht se pas arrestimit të Ilir Metës dhe Erion Veliajt, qeveria shqiptare e ka luajtur kartën e ndëshkimit nga drejtësia të “të paprekshmëve”. Por duhet pranuar se edhe BE-ja i ka tundur këto arrestime, se në Shqipëri po luftohet korrupsioni!

Add to preferred sources

Share

Facebook WhatsApp Email X

Latest

Ministri i Brendshëm: Nuk do të lejojmë dhunën!
1 minute ago

Ministri i Brendshëm: Nuk do të lejojmë dhunën!

Edi Rama: New law, whoever breaks it will pay! Even those with masks won’t be able to travel to the EU
13 minutes ago

Edi Rama: Ligji i ri, kush thyen do paguajë! Ata me maska nuk do të udhëtojnë dot në BE

AGSH: 50 attacks on journalists in 12 days, 80% of cases linked to the State Police
31 minutes ago

AGSH: 50 attacks on journalists in 12 days, 80% of cases linked to the State Police

Ministry of Health: 23 injured in protest, consultation today for protester with eye injury
1 hour ago

Ministry of Health: 23 injured in protest, consultation today for protester with eye injury

Most read

1 Protesters’ Rally: The Democratic Party Today Placed a Wreath at Its Own Archive Gate, Protests Will Continue Until Rama Resigns
14 hours ago

Protesters’ Rally: The Democratic Party Today Placed a Wreath at Its Own Archive Gate, Protests Will C...

2 “Toptani” shopping center to be burned”, Taulant Balla releases SMS messages from protesters
17 hours ago

“Toptani” shopping center to be burned”, Taulant Balla releases SMS messages from protesters

3 Kreshnik Spahiu: PD tried to take control of the protest, the only beneficiary is Berisha
14 hours ago

Kreshnik Spahiu: PD tried to take control of the protest, the only beneficiary is Berisha

4 Fire at the Catholic Church, Molotov cocktails thrown. Balla: O God forgive, but the law must make an example of them!
16 hours ago

Fire at the Catholic Church, Molotov cocktails thrown. Balla: O God forgive, but the law must make an ...

Koha Jone Logo

Daily, independent

  • Latest
  • News
  • Trending
  • WebTV
  • Region
  • World
  • Sports
  • Showbiz
  • Politics
  • Forum
  • Culture
  • Health
  • Editorial
  • Chronicle
  • Technology
  • Economy
  • Tourism
  • Social
  • Complaint in Koha Jonë
  • Contact
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Newspaper "KOHA JONË" founded as an independent publication on 11 May 1991
Publisher: Nikoll LESI. Editorial office address: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • PUBLISHER & DIRECTOR: Nikoll LESI
  • EDITOR-IN-CHIEF: Daniel MUÇAKU
  • DEPUTY EDITOR-IN-CHIEF: Redjon SHTYLLA
  • BOARD: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.