Vlerë Gjakova ka marrë detyrën e këshilltarit të kryeministrit Edi Rama për çështjet e medias.
Gjakova ka lindur në Maqedoninë e Veriut dhe ka jetuar për një periudhë të gjatë në Kosovë. Ajo ka qenë e angazhuar në Lëvizjen Vetëvendosje dhe, në zgjedhjet e vitit 2019, ishte kandidate për deputete nën siglën e kësaj force politike.
Gazetatja Gjakova njihet si stratege komunikimi, eksperte e energjisë së rinovueshme dhe publiciste, me 18 vjet përvojë në strategjitë mediatike dhe marrëdhëniet me publikun.
Sipas të dhënave biografike ajo ka kryer studime në komunikim e gazetari, si dhe studime master në fusha të filozofisë dhe psikanalizës.
Përvoja e saj profesionale përfshin angazhimin si zëdhënëse dhe përfaqësuese e marrëdhënieve me publikun për EVN Maqedoni, ajo ka punuar edhe në Rrjetin Ballkanik për Gazetari Investigative, BIRN, një prej mediave më serioze në Rajon.
Gjakova është angazhuar gjithashtu në publicistikë dhe në çështje të të drejtave të njeriut e të drejtave civile. Ajo njihet nga qarqet mediatike rajonale si gazetare profesioniste.