
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka kërkuar që Policia e Shtetit të tregojë më shumë moderim në reagimin ndaj protestuesve, duke akuzuar qeverinë se po përdor dialogun vetëm si retorikë, ndërsa vendimet i merr pa konsultime. “I have had my eyes burned by their spray. I have swallowed their gas without doing anything,” deklaroi deputeti demokrat, i cili kërkoi që autoritetet të ulin intensitetin e ndërhyrjeve dhe të mos frikësojnë qytetarët që duan të protestojnë.
Korreshi e cilësoi sjelljen e qeverisë si autoritare, ndërsa kritikoi edhe gjobat ndaj protestuesve dhe vendimet që prekin drejtpërdrejt qytetarët. “These are the last spasms of a power in delirium, a state that pretends it wants to dialogue,” u shpreh ai. Një tjetër akuzë e deputetit kishte të bënte me identifikimin e punonjësve të policisë gjatë aksioneve në terren. Korreshi pretendoi se disa efektivë nuk mbanin shenja identifikuese dhe i cilësoi ata me tone të ashpra. “Do you know it is a criminal offense for a police officer not to be identified? They had no police insignia. They were thieves in masks,” tha ai.
Gjatë intervistës në ”Report TV”, në ekran u shfaqën pamje të protestuesve të maskuar që hynin dhe dilnin nga selia e Partisë Demokratike. I pyetur në mënyrë të tërthortë për këto pamje, Korreshi nuk pranoi të komentonte, duke argumentuar se nuk kishte mundësi t’i shihte për shkak të lidhjes vetëm audio.
“I can’t see it if you don’t give it to me. I don’t have video. I’m only on audio,” u përgjigj deputeti. Ai mbrojti selinë blu, duke theksuar se ajo ka qenë e hapur për këdo. “As if the Democratic Party headquarters were a headquarters for hooligans? It isn’t. Was it open? To everyone,” deklaroi Korreshi. Sa i përket protestës së paralajmëruar për të shtunën, deputeti konfirmoi se Partia Demokratike do të vijojë të jetë në krah të protestuesve, duke theksuar se opozita nuk synon të marrë drejtimin e lëvizjes, por të mbështesë qytetarët dhe grupet e interesit.
