Sot mblidhen deputetët në seancën e parë plenare që pas nisjes së protestave të dhunshme, ndërsa studentët kanë paralajmëruar sërish tubim te Kuvendi.
Policia ka ndërmarrë masa të rrepta për mbarëvajtjen e seancës plenare, duke rrethuar me gardh metalik dhe kordonë policie gjithë perimetrin përreth godinës.
Nga ana tjetër, një zjarrfikëse është futur në rrethimin e Kuvendit, teksa një autobot uji është vendosur në afërsi.

