Erdogan i falet Greqisë dhe kjo për të ”pushtuar” Europën me bishën turke

Një përqafim me Mitsotakis për t’i hapur rrugën ”pushtimit” të Europës me makinën e elektrike turke Togg T10X. Këtë rrugë duket se po ndjek Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan, i cili ka zbutur ndjeshëm tonet për marrëdhëniet me Greqinë, 24 orë para se të mbërrijë në Athinë për një vizitë zyrtare.

Në një intervistë për “Kathimerini”, lideri turk si rrallëherë deklaroi se pret me padurim çeljen e “një faqe të re” në marrëdhëniet dy palëshe bazuar në parimin “win-win”.

“Greqia është fqinj ynë dhe ne do të mbetemi gjithmonë fqinjë. Ne ndajmë të njëjtin det. Ne thithim të njëjtin ajër. Ne jemi të lidhur nga e kaluara jonë. Ka shumë çështje që ende nuk kemi arritur t’i zgjidhim. Të dy vendet e dinë këtë. Megjithatë, varet nga ne nëse do të lejojmë që këto probleme të shkaktojnë tensione dhe mosmarrëveshje midis qeverive tona dhe popujve tanë. Sigurisht që kemi dallime në mendime dhe ka çështje të thella që nuk mund të zgjidhen menjëherë. Por ka kapituj që mund të gjejmë zgjidhje dhe mund të zgjerojnë bazën për bashkëpunim”, është shprehur Erdogan.

Dhe sipas analistëve dëshira për të lidhur një miqësi të fortë me Mitsotakis, ka nga pas një makinë, atë që është shndërruar në simbolin e prodhimit turk Togg T10X. Turqia është vendi i pestë në botë në prodhimin e automjeteve, por për kompani të tjera dhe tashmë krenarë për eksperiencën e fituar në industrinë e automobilave, ata kanë nisur prodhimin e makinës së tyre të parë.

SHKARKO APP