EURO 2024/ Gjeorgji- Çeki 1-0, përfundon pjesa e parë. VAR akordon penallti

Çekia dhe Gjeorgjia vijnë pas humbjeve në ndeshjet hapëse dhe sot do të kërkojnë pikë në Hamburg. Në grupin F, një prej grupeve më të balancuar, gjeorgjianët dhe çekët janë të “detyruar” të marrin pikë nëse duan të vijojnë më tej në turne.

Komenti ndeshjes

50′ Me lojën e nisur nga pika e bardhë mesit të fushës çekët shkojnë me shpejtësi në portë dhe Schick godet portën por Mamardashvilli bën sërish heroin dhe e dërgon topin në goditje këndi

48′ Mikautadze shënon nga penalltia.

47′ Pretendimi i gjeorgjianëve për një prekje të topit me dorë. VAR akordon penallti.

46′ Godtje dënimi dhe topi i del Kashia, i cili ballë për ballë godet por Stranek bën mrekullinë.

44′ Goditje dënimi pë gjeorgjianët. largojnë topin çekët, të cilët po presin këto minuta të fundit dhe janë tërhequr në mbrojtje.

40′ Karton i verdhë dhe për Provod.

38′ Ndërpitet loja. Përplasje në hyrje të zonës gjeorgjiane. Asgjë serioze për lojtarët por arbtiri ndaloi lojën për sigurinë e tyre.

37′ Kashia merr të verdhë për goditjen e pjesës së poshtme të këmbës së Soucek.

36′ Goditja e parë nga këndi për gjerogjianët. Largon Patrick Schick.

29’ Hlozek gjuan drejt Mamardashvilit nga hyrja te zonës. Republika Çeke mbetet përpara. Hlozek ndoshta lojtari më i mirë i çekëve në 30 minutat e para.

27′ Kvaratskhelia driblon disa lojtarë çek pro në fund ndalet dhe çekët nisin nje kundërsulm në krahun e majtë. Pasime gjeometrike nga çekët në afërsi të zonës gjeorgjiane por Cerny është në pozicion jashtë loje.

24′ VAR anulon goline Hlozek për prekje të tpit me dorë.

23′ Hlozek çon topin në rrjetë por gjeorgjanët pretendojnë se ka prekje të topit me dorë.

18′ Kartoni i parë i verdhë, për Coufal për ndërhyrje në dëm të Kvaratskhelia,

15′ Goditje këndi për çekët, por i pasaktë Schick dhe topi del jashtë.

10′ Mekvabishvili merr anën e gabuar të mbrojtësit në zonën çeke dhe rrëzohet duke kërkuar penallti. Por arbitiri gjerman Daniel Siebert sinjalizon vijimin e lojës.

8′ Cerny pretendon për një penallti kur gjuajtja e tij godet krahun e një mbrojtësi

7′ Loja shkon nga njëra portë në tjetrën. Ka shumë ritëm. Çekët pasi ishin disi të përgjumur në minutat e para kanë marrë në dorë frenat e lojës.

4′ Krosim nga e majta dhe përsëri Hlozek godet me kokë dhe përsëri Mamardashvili largon topin.

3′ Mamardashvili realizon dy pritje të mrekullueshme brenda disa sekondave. Çekët kryen një rivënie anësore. Topi arrin tek Hlozek. Një gjuajtje nga e djathta e Hlozek, gjuajtje e ulët e cila u largua nga Mamardashvili. Topi u rrotullua rreth zonës dhe më pas Mamardashvili u hodh për të larguar goditjen pasuese të Schick.

2′ E ka nisur mjaft mirë Gjeorgjia. Tejet aktivë dhe bëjnë persion lart

1′ Nis ndeshja! Topin e parë e shkelmojnë gjeorgjianët.

Gjeorgjia: Mamardashvili, Kverkvelia, Kashia, Dvali, Kakabadze, Tsitaishvili, Kochorashvili, Kvicha Kvaratskhelia, Mikautadze, Davitashvili

Republika Çeke: Stanek, Krejci, Hranac, Holes, Coufal, Jurasek, Cerny, Soucek , Provod, Schick dhe Hlozek.

SHKARKO APP