Finalja e “Euro 2024”/ Zbulohen formacionet zyrtare të Spanjë-Angli, s’ka surpriza

“Euro 2024” është gati për aktin e fundit. Në Olympiastadion të Berlinit, Spanja do të sfidojë Anglinë, në një duel që premton spektakël dhe emocione.

Furia e Kuqe zbret në fushë si favorite dhe skuadra që e meriton titullin europian. Në anën tjetër, Anglia kërkon të hyjë në histori, duke u shpallur për herë të parë kampione e Europës, një trofe që nuk e ka fituar asnjëherë.

Spanja ka fituar 3 herë Europianin, dhe synon që të marrë dhe të katërtin duke u bërë Kombëtarja me më shumë trofe.

Spanja do të luajë me formacionin e zakonshëm, me Moratën në majën e sulmit, të mbështetur nga Yamal, Olmo dhe Nico Williams.

Në krahun tjetër Anglia kundërpërgjigjet me Kane, të mbështetur nga Bellingham, Foden dhe Saka.

FORMACIONET ZYRTARE

Spanja: Simon, Carvajal, Le Normand, Laporte, Cucurella, Rodri, Fabian Ruiz, Yamal, Dani Olmo, Nico Williams, Morata

Anglia (4-2-3-1): Pickford: Shaë, Guehi, Stones, Ëalker: Mainoo, Rice: Saka, Foden, Bellingham: Kane

 

SHKARKO APP