Gjeorgjia shkruan histori, barazon me Çekinë në Hamburg

Gjeorgjia dhe Çekia barazuan 1-1. Çekët dolën me kokën ulur nga ky duel, teksa për Gjeorgjinë është një ditë historike duke marrë pikën e parë në një event ku ishin debutues.

Pas humbjes 3-1 me Turqinë në ndeshjen e parë, skuadra e Gjeorgjisë gjeti forcën dhe ia doli t’u merrte një pikë çekëve. Dueli nisi më mirë për Çekinë, teksa shënoi me Hlozek në minutën e 23, por gjithçka u anulua nga VAR për prekje të topit me dorë.

Në limitet e pjesës së parë Gjeorgjia siguroi avantazhin me Mikautadze, sulmuesin që shënon golin e dytë në këtë turne, pas atij me Turqinë. Ai nuk gaboi nga pika e bardhë e penalltisë duke shokuar kundërshtarët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Paçka pësimit të golit, Çekia u fut në pjesën e dytë me më shumë besim dhe në minutën e 59-të barazoi me Schick. Edhe pse me mundësi më shumë, fundi i lojës mund të sillte tri pikët për Gjeorgjinë, me Lobjanidze që humbi një rast flagrant.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?