Ndodh dhe kjo/ Super talenti Yamal nuk mund të luajë në kohën shtesë, e ndalon ligji gjerman …
Lamine Yamal është super talenti që ka spikatur në “Euro 2024”. Tabolidi britanik “The Sun” së fundmi shkruan një lajm interesant për 17-vjeçarin, i cili sipas ligjit gjerman nuk mund të luajë përtej orës 23:00 ditën e diel.
Pra nëse ndeshja do të shkojë në kohën shtesë, Spanja duhet ta zëvendësojë ose të paguajë një gjobë prej 30 mijë eurosh.
Media e njohur angleze dhe tifozët britanikë shpresojnë që iberikët të mos i thyejnë ligjet dhe ta ulin në stol talentin nëse ndeshja do të shkojë në shtesë.
Yamal shënoi super gol në gjysmëfinalen ndaj Francës duke ndihmuar ekipin e tij që të përmbyste shifrat. Anglia shpreson që ai të mos jetë në ditën e tij më të mirë. /Rozalb Lika-Koha Jonë/