Familja e Luiz Ejllit dhe Kiara Titos darkojnë së bashku, këngëtari ndan foton për ndjekësit e tij
Luiz Ejlli dhe Kiara Tito janë kthyer në çiftin më të komentuar dhe më të pëlqyer për publikun shqiptar. Dyshja të cilët u njohën brenda ‘Big Brother VIP 2’ arritën të krijonin një lidhje dashurie të cilën e kurorëzuan në martesë gjatë spektaklit dhe vazhdon ende edhe pas përfundimit të saj.
Çifti i cili nuk ngurron të postojë foto apo video krah njëri-tjetrit në rrjetet sociale. E së fundmi, këngëtari ka publikuar një foto ku po darkojnë dy familjet, ajo e tij dhe e Kiarës.
“Falenderoj Zotin për bukën, familjen dhe dashurinë mes nesh”– shkroi Luizi krah fotos, duke e lënë publikun të kuptojq se raporti mes familjarëve të tyre shkon për mrekulli.