Home Bota Fatura e ujit...

Fatura e ujit 15 mijë euro, e moshuara përfundon në spital. Gjendja e saj është kritike

156
0

Një 88-vjeçare invalidë në Itali përfundoi në spital, pasi i shkoi gabimisht një faturë uji prej 15 mijë eurosh. Caterina Giovinazzo u transportua me ambulancë në spitalin Borea në Sanremo dhe gjendja e saj është kritike.

Ujësjellësi i qytetit tha se po bën të gjitha verifikimet për situatën e krijuar, teksa familjarët e gruas kanë gjetur një avokat pasi kanë vendosur ta ndjekin çështjen në gjykatë.

Sipas rrëfimit të të afërmve, fatura e ujit i përkiste periudhës gusht-tetor. Ishin fëmijët që e kuptuan se fatura ishte e gabuar, pasi në muajt e mëparshëm, gruaja paguante maksimumi 65 euro.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit