Fevziu: Edvin Shvarci e do shumë Tiranën, ndaj u kthye nga New Yorku

Nga Blendi Fevziu-

Për një mik të vjetër që e takoj kaq rrallë. Ishte studenti më i heshtur, por padyshim edhe ndër më të mirët e degës së leterësisë. Kështu e njoha në Fakultet, Edvin Shvarcin, djalin e Robert Shvarcit që më kishte mahnitur me përkthimet e tij e më vonë, kur e njoha me formimin e tij intelektual. Edvini ishte kurioz, dinte pothuaj gjithçka dhe dilte tej perdes që mundohej të na ndante nga bota.

Ishte nga ata që flisnin pak, por edhe nga ata qe nuk e donin komunizmin. Në 9 Dhjetor 1990 ishim bashkë në demostratën e studentëve tek Liceu Artistik. Njeriu më fjalëpak i fakultetit ishte në rreshtat e para. Po atë mbrëmje solli në Qytetin Studenti një flamur pa yll. Ishte një flamur i cetave patriotike që zoti e di si kishte mbijetuar. Ishte flamuri i parë që studentët valëviten dhe i pari pa yll publikisht pas 46 vitesh komunizëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Që nga ajo kohë e pashë pak. Iku në Nju Jork ku u ridiplomua dhe ku qëndroi më shumë se 10 vjet. E takoja herë herë atje. E donte shumë Shqipërinë dhe i mungonte Tirana. Këtë ma thoshte gjithnjë. Në 2002 erdhi të përcillte për në banesën e fundit babain që ndërroi jetë. Një inteletual që ende sot të gjithë e kujtojnë me nderim.

Swiss Digital Mobile Reklama

Me tha nuk do kthehem më. Nuk jetoj dot në Nju Jork, e dua shumë Tiranën. Filloi punë në stafin e Presidentit Moisiu. Që nga ajo kohë e kam parë shumë rrallë. Zakonisht në evente ku ishte prezent. Punoi pa ndalim për Presidentin Moisiu, Topi, Nishani, Meta. Ka 20 vjet në atë detyrë. Një zyrtar perfekt, nga ata që kaq shumë i mungojnë këtij vendi. Një njeri që dinte si sahat çdo sekonde të punës së tij. Një zyrtar që do ta kishte zili kushdo.

Sot mora vesh që e kanë hequr. Pyeta dhe më thanë që nuk ka njësuar diplomën që ka marrë në Nju Jork me atë në Shqipëri. Dhe mesa duket diploma amerikane nuk qenka e vlefshme sa ajo e Tiranës. Po a është diploma kaq e rëndësishme për një njeri që ka 20 vjet që është ikonë e atij institucioni. Nuk e di! Di vetëm që Edvin Shvarc nuk do jetë më aty dhe shpresoj që sdo kthehet më mbrapsht në Nju Jork. Sepse në pune apo i larguar, atë do ta marrë gjithnjë malli shumë për Tiranën. E do shumë Shqipërinë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?