Flakë në Kuvend, veprimet e Nokës dhe Vokshit do të referohen në SPAK

Deputetët e Sali Berishës krijuan sërish kaos në senacën plenare, duke ndezur flakë dhe tymuese në Kuvend. Agjentët e BKH mbërritën në Kuvend. Specialisti i Hetimit të Krimeve nga Komisariati nr.1, specialistë të Krimit kibernetik nga Drejtoria vendore e Policisë dhe ekspertë kriminalist kanë ishin në sallën e Kuvendit dhe mblodhën prova.

Dy deputetët e Rithemelimit, Flamur Noka dhe Albana Vokshi, do të referohen materiale në SPAK, pasi ndezën tymuese, por dhe u vunë flakën letrave në Kuvend. Ndaj Nokës dhe Vokshit, janë ngritur dy akuza, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse djegëse dhe radioaktive”.

Shkatërrimi apo dëmtimi me dashje i pronës, kur pasojat materiale nuk janë të lehta, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet. Shkelja e rregullave të caktuara për mbajtjen, prodhimin, përdorimin, ruajtjen, transportimin dhe tregtimin e lëndëve plasëse, djegëse apo radioaktive, dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?