Historia e rrallë e çiftit shqiptar në Itali. Fytyrat njerëzore të bamirësisë
Nga Dritan Kaba –
Mbreme ne emisionin e ores 17.30 “Pomeriggio 5” ne Canale 5, emision i drejtuar nga Barbara D’urso, nje pjese e veçante e ketij emisioni iu kushtua nje çifti shqiptar, qe posedojne nje dyqan me prodhime brumi ose ndryshe panetteria!
Çifti shqiptar dhuronte qese per njerezit ne nevoje qe mbanin brenda makarona, buke, pica etj! Jashte dyqanit ata kishin varur qeset e mbushura edhe kush kishte nevoje kalonte i merrte pa thene asnje fjale, pa bere asnje porno foto, siç i ka cilesuar me shume te drejte, mikja ime e ditur Elona Caslli !
Ata i vendosnin qeset edhe jashte ne rruge duke i varur tek nje gardh metalik i trotuarit!
Per mua keta jane bamiresit e vertete, jo ato porno fotozheniket e pameshirshem me varferine dhe dinjitetin njerezor!
Merrni pak shembull ju “bamiresit” me foto e filmime! Te marrin pak shembull keta kryebashkiaket, qe te sjellin zorret tek goja me perdorimim me te keq te varferise. Edmondi dhe Sandra e bejne bamiresine me punen, sakrificen dhe djersen e tyre, ndersa keta te pashpirt me taksat e te gjithe shqiptareve!
Edmondi dhe Sandra jane pkerisht shembulli me i mire i bamiresise me fytyre njerezore!
Zoti i bekofte ata edhe bijen e tyre Vanesa!
https://www.facebook.com/didkaba/videos/10216670352299042/