Inspektorati tërhiqet nga gjobat ndaj “TV Ora”

Inspektorati Shëndetësor Shtetëror është tërhequr nga vendimi për të gjobitur “TV Ora”. Drejtuesja e ISHSH në një vendim të marrë më datën 20 maj njofton se ka anuluar gjobat, me argumentin se “subjekti ka korrigjuar shkeljet”.

Disa ditë më parë ky institucioni vendosi 3 gjoba nga 10 milionë lekë për këtë TV dhe urdhëroi “pezullim aktiviteti”, pra mbyllje të kësaj media.

Qeveria pretendonte se janë shkelur rregullat për parandalimin e pandemisë, ndërkohë që nuk kish kryer asnjë verifikim real në ambientet e këtij televizioni, por krejt institucionet ndërkombëtare dhe shoqatat e gazetarëve reaguan se ky ishte presion dhe hakmarrje e kryeministrit.

Vendimi i paprecedent ndaj një media solli reagime të forta nga organizatat ndërkombëtare që mbrojnë lirinë e mediave dhe u cilësua si censurë e pastër qeveritare ndaj një televizioni kritik. Presionet ndaj medias janë të destinuara të dështojnë edhe falë kurajës së televizionit në fjalë dhe gazetarëve të tij të cilët u përballën me qeverinë dhe falangat e saj.

Inspektorati tërhiqet nga gjobat ndaj “TV Ora”

SHKARKO APP