Kemi hyrë në teatrin e absurdit
Nga Thomas L. Friedman
Kur ju nuk i quani gjërat me emrin e tyre të vërtetë, gjithmonë do të bini në telashe. Dhe kjo administratë, aq e frikësuar se mos akuzohet për islamofobi, po refuzon të bëjë çdo lidhje të islamit radikal me shpërthimet e fundit të dhunës kundër civilëve (shumica prej tyre myslimanë) nga Boko Harami në Nigeri, talebanët në Pakistan, Al Kaeda në Paris dhe nga xhihadistët në Jemen dhe Irak. Ne kemi hyrë në teatrin e absurdit
Unë nuk kam qenë kurrë një tifoz i konferencave globale për të zgjidhur problemet, por kur lexova se administrata Obama, po përgatit mbajtjen në 18 shkurt të një samiti ndërkombëtar në Uashington, për t’iu kundërvënë ekstremizmit të dhunshëm, në përgjigje ndaj masakrave në Paris, realisht mu përzie në stomak: A ekziston vallë një kuti, ku unë mund të tërheq taksat që kam paguar, në mënyrë që ato të mos shkojnë për të financuar një aktivitet të tillë?
Kur ju nuk i quani gjërat me emrin e tyre të vërtetë, gjithmonë do të bini në telashe. Dhe kjo administratë, aq e frikësuar se mos akuzohet për islamofobi, po refuzon të bëjë çdo lidhje të islamit radikal me shpërthimet e fundit të dhunës kundër civilëve (shumica prej tyre myslimanë) nga Boko Harami në Nigeri, talebanët në Pakistan, Al Kaeda në Paris dhe nga xhihadistët në Jemen dhe Irak. Ne kemi hyrë në teatrin e absurdit.
Javën e shkuar, kolumnisti konservator Rich Lowry shkroi një ese në “Politico Magazine”, që veç të tjerash përmbante citime nga zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest dhe që unë nuk mund të mos i besoja. Isha i sigurt se ato deklarata ishin bërë. Gjithësesi kontrollova transkriptin: 100 përqind i saktë!. Nuk mund të shprehet më mirë sesa Lowry: “Administrata është zhytur në një gjendje qesharake të pandërgjegjshmërisë. E pyetur mbi pse-në e kësaj, administrata nuk do të thotë (pas sulmeve të Parisit) se ne jemi në luftë me islamin radikal.
Zoti Earnest të martën e shkuar shpjegoi se shqetësim i parë ‘i administratës është saktësia’. “Ne duam që ju të përshkruani saktësisht atë se çfarë ka ndodhur. Këta janë individë, që në fillim kryen një akt terrorizmi dhe më vonë u përpoqën ta justifikojnë atë, duke evokuar fenë islame dhe pikëpamjen e tyre të shtrembëruar për këtë të fundit. Sipas kësaj logjike, terroristët e sulmit mbi “Charlie Hebdo” patën vendosur vetëm të kryenin një akt terrorist të dhunshëm dhe vetëm më pas, kur ata e kuptuan se kishin nevojë për një justifikim, iu referuan fesë islame.
Një ditë më parë, Earnest e pranoi se ekziston një listë e bollshme e shembujve të fundit të “individëve që kanë cituar Islamin, pasi kanë kryer akte të dhunshme”. Cituar Islamin? Sipas teorisë të Earnest-it… dhuna e paqëllimtë e ekstremistëve rrëmon mes shkrimeve të shenjta të besimeve të mëdha, duke kërkuar për disa vargje që përmendin dhe mbështesin kauzën e tyre, dhe shpesh ndodh që të vendosen në tekstet e shenjta të Islamit”.
Presidenti Obama e di më mirë këtë. Unë jam që të gjithë të përmbahemi mbi këtë çështje, dhe nuk do të bëj kurrë përgjegjës çdo mysliman, për veprimet e një pakice. Por nuk është mirë për ne, ose botën myslimane, që të pretendojmë se kjo përhapje e dhunës xhihadiste nuk po vjen nga komuniteti i tyre të besimit.
Në fakt dhuna po vjen kryesisht, por jo ekskluzivisht, nga njerëzit e rinj të zemëruar si dhe predikuesit në periferi të komuniteteve sunite arabe dhe Pakistanit në Lindjen e Mesme dhe Evropë. Nëse ndërhyrjet perëndimore nxisin reagimet e dhunshme islame, ne duhet t’i zvogëlojmë ato, deri në masën që emigrantët myslimane në vendet evropiane të mos ndihen të margjinalizuar. Ata dhe mikëpritësit e tyre duhet të punojnë më shumë për integrimin, pasi vetëm përpjekjet e të dyja palëve do të mund të na çojnë larg.
Diçka tjetër po ndodh dhe kjo duhet të diskutohet. Ajo është lufta brenda islamit sunit arab dhe dhe pakistanez, mbi atë sesi duhet të përqafohet modernizmi, pluralizmi dhe të drejtat e grave. Kjo betejë shtyhet përpara edhe nga mosfunksionimi normal i shumë shteteve arabe dhe Pakistanit. Kjo anomali i ka lënë këto shoqëri me shumë të rinj që kurrë nuk kanë patur një vend pune apo mbajtur dorën e një vajze, dhe që po këta pastaj kërkojnë të kapërcejnë poshtërimin e tyre duke e lënë atë pas, dhe tentuar të gjejnë identitetin, duke “pastruar” botët nga myslimanët e tjerë, që nuk janë mjaft të devotshëm si dhe nga perëndimorët, për të cilët kanë perceptimin se i kanë nënshtruar myslimanët.
Por ju nuk e shihni këtë tek dy komunitetet gjigande myslimane, në Indonezi apo Indi. Vetëm sunitët arabë dhe pakistanezë mund të përfshihen brenda kësaj narrative e madje ta rishkruajnë atë. Por reformatorët mund ta bëjnë këtë, vetëm nëse ata kanë një hapësirë të lirë e të sigurtë politike.
Në qoftë se ne nuk ndihmojmë për krijimin e hapësirës për dialogunn e brendshëm, le të ruajmë qetësinë. Së paku të mos themi gjëra idiote. Dhe të mos mbajmë konferenca nën një atmosferë fatash që u dredhojnë çështjeve reale, të cilat shumë nga myslimanët e zakonshëm i njohin dhe janë të uritur në të vërtetë për të diskutuar, sidomos gratë.
Gazetarja arabe Diana Mukaled, duke shkruar javën e shkuar për gazetën me qendër të Londër “Asharq Al-Eusat”, mes të tjerash pyeste: “A mos ndoshta të gjitha këto ngjarje që kanë ndodhur rreth e rrotull nesh e të kryera në emrin emrin tonë, na kërkojnë të thyejmë barrierat e frikës dhe të fillojmë të pyesim rajonin dhe shoqëritë tona, veçanërisht idetë e kultivuara që na kanë çuar në këtë fazë të tmerrshme, ku po i shqyejmë fytin njëri-tjetrit, aq më tepër duke patur parasysh se çfarë ndodh për pasojë edhe në vendet përtej rajonit tonë?”.
Një pasazh i jashtëzakonshëm gjendet edhe në shkrimin e së djelës së shkuar tek “Uashington Post” nga Asra Q. Nomani, një mysliman amerikan i lindur në Indi, që fliste për “trupat e nderit” – një koalicion i mirë-financuar nga qeveritë dhe individët privatë që “përpiqen të pushojnë debatin për ideologjitë ekstreme, në mënyrë që të mbrojë imazhin e Islamit”.
Kjo strukturë damkos me etiketën e ‘Islamofobit’ ekspertët, gazetarët dhe gjithë të tjerët që guxojnë të flasin për ideologjitë ekstremiste në fe. … Rryma zyrtare dhe jozyrtare në bashkëpunim ngacmojnë, kërcënojnë dhe përballen me muslimanët që reflektojnë dhe jomyslimanët kudo në botë. … Presionet shpesh janë shumë të efektshme për të heshtur kritikët e ekstremizmit islamik. … Ato bëjnë që qeveritë, shkrimtarët dhe ekspertët të “ecin” si mbi mina. /NYT/