KOMENT I NJË LEXUESE PËR ROMANIN KOMPLOTI
KOMENT I NJË LEXUESE PËR ROMANIN KOMPLOTI
Meqë kam marrë shume mesazhe për Komplotin kam vendosur të postoj disa prej tyre, sigurisht me lejen e komentuesve. Komenti i mëposhtëm është i Amina Sokolit të cilën e falënderoj.-
Z.Blushi, mirmbrëma!
Unë jam Amina
Më falni që ju shkruaj në një orë të vonë të darkës, por në dorë kam librin tuaj të ri që sapo e mbarova.
Së pari një herë dua t’ju them që jam shumë e lumtur që prezantimi me librat tuaj mu bë përmes “Komplotit”, pasi kjo ishte hera e parë që lexoja një nga librat tuaj dhe të them të drejtën i ka tejkaluar jashtmase pritshmëritë që kisha. Atë ditë që ju mora dhe autografin ju thashë me shumë sinqeritet që libri më interesant i Panairit ishte “Komploti”. Kjo duke u bazuar vetëm nga përmbajtja që kisha lexuar gjatë analizes së librave në Panair, por tani pasi e kam lexuar të gjithin mund të them që jo vetëm nga përmbatjtja, por “Komploti” është libri më i mirë në të gjitha dimensionet në mesin e atyre librave.
Nuk i heq asnjë pikë e presje fjalës suaj se kur ta filloja së lexuari librin nuk do ta lëshoja nga dora.
Libri është i jashtëzakonshëm! I mrekuëllueshëm! Çdo detaj, mbresëlënës! Ësht ndër ata librat e rrallë që të bëjnë t’i kryesh punët e impenjimet e ditës me nxitim, se mezi pret që në darkë të ulesh e ta lexosh.
Kam lexuar në shumë portale që ju e quani si një trillim të plotë/fantazi dhe jo si një profeci por unë mendoj se ky është realitet i gjallë, elementet trilluese të së cilit janë përdorur vetëm për efekte zbutëse. Pra nuk do të çuditesha nëse një komplot i tillë po përgatitet aktualisht në zyrat e amerikës/rusisë/qeverisë shqiptare.
Jo vetëm realitet por unë mendoj se ky libër është alarmi që duhet të na zgjojë nga gjumi letargjik që kemi rënë si popull.
Do doja shumë që t’i bëja një analizë të gjatë e të thellë gjithë librit dhe komponentëve të tij, pasi me një histori bërthamë janë trajtuar dhe shumë histori aktuale paralele të tjera, por jam e sigurtë që një analizë e atillë nuk do ishte e përshtatshme të bëhej me anë të një mesazhi ku fjalët janë të kufizuara.
Ju falënderoj për emocionet e përjetuara nga ky libër!
Me shumë kuriozitet do kërkoj të lexoj dhe librat tuaj të tjerë
Suksese nga zemra!