Nuk mundet një pushtet tjetër të diktojë pushtetin ekzekutiv

Nga Afrim Krasniqi

Nuk mundet një pushtet tjetër të diktojë pushtetin ekzekutiv. Pushtetet janë të ndara.
Kjo ishte teza kryesore midis dhjetor 2025-shkurt 2026 dhe lidhej me kërkesën e SPAK/vendimin e GJKKO për pezullimin dhe hetimin e zv/kryeministres Balluku. Qeveria, kryeministri, drejtuesit kryesorë të mazhorancës, mediat e kontrolluara dhe mbështetësit e saj përsëritën pa pushim tezën, – nuk lejojmë diktimin nga pushteti tjetër (drejtësia) mbi ekzekutimin dhe nuk jemi republikë e prokurorëve.

Rezultati? Në 3 minuta u ndryshuan 7 ministra, – thuajse gjysma e qeverisë, përfshirë dhe ministra të emëruar vetëm 5-6 muaj më parë. Një akt politik për të krijuar idenë e ndryshimeve thelbësore, jo thjesht të pranimit të ikjes së zv/kryeministres. D.m.th., kërkesa e refuzuar për pezullimin e një anëtari të qeverisë çoi në ndryshimin e 7 ministrave nga vetë qeveria, – impakti më i madh që një kërkesë e organeve të drejtësisë ka dhënë gjatë gjithë tranzicionit. Asnjëherë një hetim mbi një anëtar qeverie që merret me infrastrukturën nuk ka pasur impakt kaq të madh penalizues, përfshirë edhe diplomacinë, mbrojtjen, ministrinë e brendshme, drejtësinë dhe raportet me parlamentin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Motivet, arsyet, vlera e të ardhurve, impakti dhe pritshmëritë – janë temë shumë më e gjerë, por për sot mjafton detaji domethënës: vendimi i SPAK/GJKKO për një ministër, i refuzuar me aq arrogancë dhe qasje masive populiste, detyroi shefin e qeverisë të ndryshojë thuajse gjysmën e saj!

Swiss Digital Mobile Reklama

Në fakt, koncepti i ndarjes së pushteteve është i ndërlidhur me konceptin e balancës dhe kontrollit të pushteteve dhe të dyja këto janë të lidhura me konceptin e integritetit dhe legjitimitetit në përfaqësim dhe vendimmarrje. Numri rekord i mandateve (83+3) nuk mjafton për të krijuar imunitet mbi këto koncepte, të cilat përbëjnë disa prej kushteve thelbësore për ekzistencën e një demokracie. Leksion i rëndësishëm që pasi u refuzua me arrogancë për 3 muaj dhe në 21 fjalime, dje u konfirmua në vetëm 3 minuta.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?