Shqipëria përsëri e fundit…?!

Po t’i referohemi të dhënave statistikore rezulton se Shqipëria mban edhe një rekord negativ tjetër mes vendeve të Ballkanit. Ajo jo vetëm ka numrin të lartë të vdekjeve për 1 milion banorë apo për 100 të infektuar, por ajo ka numrin më të ulët të pacientëve që e kanë kaluar pa probleme sëmundjen nga 100 të prekur me COVID-19?

Sot në datën 4 prill 2020, Shqipëria ka 63 pacientë pa probleme në 100 të infektuar me COVID-19 ndërkohë që vendi ynë fqinj Mali i ZI e ka këtë shifër 96, Bosnja 92, Maqedonia e Veriut 91, Serbia 88, Kroacia 87 dhe Greqia 86. Pra Shqipëria gjendet në distancë të madhe në vendin e fundit në Ballkan.

Ndonjë sharlatan i klientelës do të përpiqej ta paraqiste si pozitiv këtë fakt duke bërë ndërkohë pyetjen: E çfarë e keqe mund të fshihet pas kësaj?

Ka shumë gjasa që në mungesë të numrit të nevojshëm të testimeve dhe organizimit mediokër, shumë individë me simptoma, por që nuk kanë pasur probleme të mëdha me sëmundjen apo nuk kanë pasur nevojë të madhe për shërbim mjekësor nuk janë identifikuar si të infektuar. Kjo ka çuar në numrin e ulët të të infektuarve totalë, pra një shifër aspak realiste për të infektuarit me COVID-19.

Dikush me naivitet do të bënte pyetjen legjendare: Ku është problemi këtu?

Problemi është shumë shumë i madh sepse në mungesë të testimeve të mjaftueshme dhe të një organizmi adekuat, shumë të infektuar mund të mos jenë identifikuar dhe për rrjedhojë janë kthyer në përhapës intensivë të virusit dhe kështu kanë hedhur në erë të gjithë sakrificat që kanë bërë qytetarët në kushtet e masave më drastike në botë, në rrethanat kur ju janë shkelur rëndë të drejtat themelore më shumë se në çdo vënd tjetër.

Por më e rënda është se shifra e ulur e të infektuarëve, duke penguar zvogëlimin e përhapjes së virusit, ka penguar uljen/përkuljen e kurbës e përhapjes së virusit?!

Dikush tjetër po me naivitet do të hidhej përsëri: E çfarë problemi ka këtu!

Kjo do të thotë që shqiptarët duhet të qëndrojnë më gjatë në izolim e karantinë pavarësisht se gjenden të shtrënguar nën masa drastike. Dhe kjo ndodh nga kokëfortësia e menaxherit injorant që nuk dëshiron të kryejë testimin masiv për të mundësuar evidentimin e të të gjithë të të infektuarëve apo nga paaftësia se sistemit të ngritur për t’i gjetur, identifikuar dhe izoluar këta të infektuar që e kanë kaluar lehtësisht këtë sëmundje…

Përsëri një tjetër do të thoshte: E ku është e keqja këtu?

E keqja e madhe qëndron në faktin se duke qëndruar gjatë në izolim jo vetëm nuk do të dalim shpejt në normalitet, por mbi të gjitha mundet që ekonomia të kolapsojë dhe të gjithë të gjendemi mes rrezikut nga COVID-19 dhe urisë?!!

Dikush nga shpura e kukullave servile pranë Edi Ramës dhe nën nxitjen e tij do të thoshte: jemi në luftë dhe nuk kanë çfarë na duhen të gjitha këto!

Madje do të shkonte edhe shumë më larg: të gjithë kanë për qëllim të përhapin panik!!!

Ky është turp dhe mashtrim i trashë: E vërteta e transparenca s’mund asnjëherë të fajësohen për panik, e kundërta pa asnjë dyshim…

SHKARKO APP