Urimi i veçantë i Luan Ramës në ditëlindjen e poetit Hamit Aliaj
Nuk mund të mungonte me urimin e tij në ditëlindjen e 64-t të poetit Hamit Aliaj, zëvendëskryetari i LSI-së Luan Rama. Madje, ai ka zgjedhur që poetin t’a urojë me një poezi të dedikuar posaçerisht dhe enkas për të në ditën e lindjen, duke qëndë ndërkaq surprizues dhe i veçantë në këtë ditë të shënuar për poetin e njohur.
Poezia e plotë e Luan Ramës kushtuar poetit Hamit Aliaj:
Për ty e ruajta fjalën e zemrës! Kushtuar poetit Hamit Aliaj në ditën e lindjes.
E ruaj një fjalë për ty,
Më pate thënë në një shekull tjetër,
Poeti im, që bjeshkët i zgjodhe për mbiemër!
E unë, për atë fjalë kam notuar mbi dallgët e hënës,
Me këngën tënde i munda mbi njëqind vjet të marta,
Për ty e ruajta fjalën e zemrës,
Se në Kasaj më the, gjendet Itaka!
E aty në qiejt e bjeshkëve të tua,
Këngës t’ia marr sa të trandet dhe deti,
Dhe lisat t’ja nisin valles me mua,
Toka të ndalet një çast: Ka ditëlindjen poeti!