VIDEO/Monologu i emigrantit që tronditi Sanremon
Festivali i Sanremos këtë vit do të mbahet mend jo vetëm për muzikën, por edhe për pjesët artistike që u vunë në skenë. Pas këngës fituese të shqiptarit Ermal Meta dhe Fabricio Moro, videoja më e komentuar dhe më e shikuar është interpretimi i aktorit Pierfrancesco Favino.
Ndryshe nga humori, batutat dhe stili kabare i festivaleve, Pierfrancesco Favino interpretoi në skenë një monlog që tronditi të pranishmit në sallë, me interpretimin dhe mesazhi që përcolli.
Favino recitoi një pjesë nga vepra “Nata, pak para pyllit”, të dramaturgut dhe regjisorit francez, Bernard-Marie Koltès. Vepra flet për zhgënjimin e emigrantëve dhe vuajtjet e të huajve në Europë. “I huaji” pa emër dhe kombësi, në monolog flet për dhimbjen e largimit dhe nevojën për të gjendur një vend ku të ndërtojë jetën. Historia është shkruar në vitin 1977, por duket aktualte dhe sot, me miliona emigrantë që lëvizin nga një shtet i BE në një tjetër dhe askund nuk janë të mirëpritur.
Monologu i interpretuar me lotë në sy nga Pierfrancesco Favino u cilësua nga të gjitha mediat italiane dhe kritika, si momenti më i mirë në 68 vitet e historisë së Sanremos.
Mesazhi i veprës lidhet dhe me faktin se në Itali janë në rritje partitë politike që kërkojnë dëbimin e emigrantëve dhe prirjet raciste.
“Asnjë tingull muzike, skena është në errësirë. Pierfrancesco Favino solli në Teatrin Ariston dramën e emigrantëve, Italinë dhe Europën e sotme”,- shkruan gazeta italiane “Republica”.
“Favino ishte fituesi real i Sanremos. Bëri të heshtë Ariston dhe gjithë Italinë. Ky interpretim, në orën me të ndjekur të Sanremos dhe festivalin më të rëndësishëm të Italisë, solli para nesh në kulmin e rritjes së racizmit në vend, një monolog antifashist”,- shkruan agjencia e lajmeve, “Agi.it”.
VIDEO E INTERPETIMIT TË AKTORIT PIERFRANCESCO FAVINO
MË POSHTË MUND TA LEXONI TË PËRSHTATUR NË SHQIP MONOLOGUN “NATA…”
“Duhet të rrish në një vend më vete, pa asnjë njeri tjetër përreth, miku im, kur të të tregoj atë që dua të të them. Duhet të ndjehesh mirë, të shtrihesh mbi bar a diçka të tillë, që të mos lëvizësh me hijen e pemëve.
Atëherë do të thosha: “Këtu unë jam mirë, këtu është shtëpia ima, po shtrihem dhe të përshëndes” .
Por këtu, miku im, është e pamundur. Kurrë skam gjetur një vend ku të lënë të qetë dhe të përshëndesin.
Duhet të largojmë, të thonë. Ik atje! Dhe ti ikën atje! Ik atje, ngrije by.. nga aty. Dhe ti bën gati valixhen.
Kur isha në punë më duhej pak kohë të bëja gati, valixhen! Puna është në anën tjetër, gjithmonë në anën tjetër dhe ti duhet të shkosh ta kërkosh. Nuk ka kohë për tu ulur dhe për tu qetësuar. Nuk ka koha për tu shpjeguar dhe për ti thënë njeri-tjetrit: “Të përshëndes!”.
Me shkelma në by.. të zhdukin tutje dhe të thonë; puna është atje. Gjithmonë atje… Larg, larg, e më larg. Pa asnjë problem do të dërgonin deri në Nikaragua, duke qenë se në ato vendet andej njerëzit i fusin me shkelma në anije dhe vijnë i zbarkojnë këtu.
Nuk të lënë, nuk ke kohë të flasësh. Nuk ke kohë të flesh. Të thonë se; “nëse do të gjesh punë duhet largohesh diku tjetër. Nëse na i lë në dorë neve, ju trapat që keni ardhur këtu ju çojmë në Nikaragua. Ata idiotët dhe trapat që janë atje i sjellim këtu”.
Kurrë nuk mund të thuash; “Kjo është shtëpia ime”. Unë kur iki nga një vend, kam ndjesinë se ky vend është shtëpia ime, gjithnjë e më shumë sesa vendi tjetër ku do të shkojë.
Kur sërish të largojnë me shkelma, ti ikën sërish. Atje ku shkon je edhe gjithmonë edhe më i huaj. Kështu ndodh sërish. Gjithmonë i huaj. Gjithmonë e më pak në shtëpinë tënde.
Dhe kur të zbojnë sërish më shkelma, ti sërish ikën. Kur kthen kokën të shohësh pas, mik, është gjithmonë, gjithmonë shkretëtirë.
Le të ndalojmë një herë e mirë dhe të themi: Ik pirdhuni! Unë nuk iki më. Ju duhet të më dëgjoni. Nëse shtrihemi mbi bar dhe kemi gjithë kohën që na duhet, që ti të tregosh historinë tënde, ata që vijnë nga Nikaragua, a nga një vend tjetër si ai, të tregojnë historinë e tyre, dhe të themi; jemi të gjithë pak a shumë të huaj, por tani mjaft, duhet të dëgjojmë njërit-tjetrin! Atëherë ti kupton që këtyre, (këtu ku kemi ardhur), nuk u bëhet vonë fare për ne!
Unë ndalova! I dëgjova, dhe thashë: “Unë nuk punoj më”, deri sa atyre nuk u bëhet vonë fare për ne. Për çfarë duhet që ai i Nikaraguas vjen këtu dhe unë shkoj dhe përfundoj atje? Është e njëjta histori kudo.
Kur isha ende në punë fola me të gjitha ata që me shkelma by… i kanë zbarkuar nga anijet për të gjetur punë këtu dhe ata më dëgjuan. Ndërsa unë dëgjova ata të Nikaraguas që më shpjeguan se si jetohet në vendin e tyre.
Atje, te ata, është një gjeneral që rri gjithë ditën e dhe natën brenda një fortese dhe ushqimin ja çojnë atje. Ai qëllon çdo gjë që lëviz. I dërgojnë armatime kur nuk ka më.
Ata më flisnin për një gjeneral që me ushtarët e tij rrethon pyllin dhe çdo gjë që lëviz është një shënjestër. Çdo gjë që duket në pyll. Çdo gjë që nuk ka ngjyrën e pemëve në pyll dhe nuk lëviz në të njëjtën mënyrë.
Unë po rrija dhe dëgjoja të gjithë këtë dhe i thashë; kudo është e njëjta gjë. Sa më shumë të më zbojnë me shkelma aq më shumë do jem i huaj. Këta do vijnë këtu dhe unë do të shkoj atje! Atje ku çdo gjë që lëviz rri e fshehur në male nga frika e gjeneralit me ushtarët që rri në pyll. Nga gjenerali që kalon nëpër male dhe vret çdo gjë që nuk ngjan me ujin, pemët dhe çdo gjë të gjallë… Unë e dëgjova të gjithë këtë dhe thashë: Unë nuk lëviz, nuk iki më nga këtu. Nëse nuk ka punë, nuk do punoj. Nëse puna do më çmend dhe më pas do më përzënë me shkelma, unë nuk punoj më.
Unë dua të shtrihem njëherë e mirët. Të qëndrojë. Të shpjegohem. Dua barin, hijen e pemëve. Dua të ulëras. Dua të ulëras edhe pse më pas mund të më qëllojnë me armë. Në fund ata këta dinë të bëjnë. Nëse nuk je dakord, nëse hap gojën dhe flet, duhet të fshihesh në fund të pyllit ku vijnë goditjet e mitralozit, nëse të shohin që po lëviz.
Atëherë më mirë kështu! Të paktën e thashë atë që dua të them”.
Pershtati në shqip: M.Xh