Home Bota FOTO/ Hapet x...

FOTO/ Hapet xhamia më e madhe në botë, ndërtimi nisi në 2012. Mban brenda 120 mijë besimtarë

579
0

Algjeria ka hapur xhaminë e tretë më të madhe në botë. Gjatë një falje namazi, xhamia mund të mbajë deri në 120 mijë besimtarë. Karakteristikë e kësaj xhamie do te jetë minarja, e cila është 265 metra, cilësuar si më e larta në botë. Sa i përket kapacitetit për praninë e besimtarëve, kjo xhami do të renditet pas xhamisë në Mekës dhe asaj të Medinës, në Arabinë Saudite.

Ndërtimi i kësaj xhamie nisi në vitin 2012 dhe për afro 7 vite u përball me shumë vonesa dhe tejkalime të kostove. Vonesa pati edhe për shkak të ndryshimeve politike në qeverisjen algjeriane.

Xhamia ka kushtuar afro 900 milionë dollarë dhe për t’u ndërtuar është dashur puna e një kompanie kineze. Presidenti algjerian Abdelmadjid Tebboune, përuroi zyrtarisht këtë të hënën Xhaminë e Madhe të Algjerisë në bregdetin mesdhetar të kombit të Afrikës Veriore. Për ndërtimin e këtij objekti ka pasur kritika se dyshohet se është ngritur në një zonë me rrezik sizmik, por qeveria e ka mohuar këtë dyshim.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit