FOTO/ Kryebashkiaku Pjerin Ndreu: Asfaltohet rruga Shëngjin-Velipojë. Një investim kyç për turizmin

Rruga Shëngjin-Velipojë është një investim kyç për turizmin në veri të vendit, po shkon drejt përfundimit. Kryetari i bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu ndau pamje nga kjo rrugë, e cila tani është në fazën e asfaltimit. “Shëngjin-Velipojë po asfaltohet”, shkruan Ndreu, krahas fotove të publikuara në rrjetet sociale. Rruga Shëngjin-Velipojë konsiderohet një aks i rëndësishëm dhe me hapjen e saj do të krijohet një bosht i ri në një zonë me potencial shumë të madh zhvillimi turistik.

SHKARKO APP