FOTO/ Nën rrënojat e tërmetit, zjarrfikësit zbulojnë thesarin

Zjarrfikësit që po kërkojnë ende për të mbijetuar në rrënojat e shkaktuara nga tërmetet e 6 shkurtit që goditën Turqinë, janë përballur me një situatë të pazakontë në Gaziantep.

Mediat në Turqi raportojnë se zjarrfikësit kanë gjetur më shumë se 2 milionë dollarë para “cash” nën gërmadha. Menjëherë, ata hapën kamerat dhe i vendosën të gjitha paratë në një qese të zezë, përpara se tja dorëzonin ato policisë.

“Ne jemi përpjekur me të gjithë fuqinë tonë për t’u ardhur në ndihmë personave të bllokuar nën rrënoja, të shpëtojmë jetë. Po ashtu, ne jemi përballur edhe me shumë raste të ngjashme kur kemi gjetur shuma parash apo sende të tjera me vlerë, të cilat ja kemi dorëzuar menjëherë policisë. Kjo është puna e një zjarrfikësi, shpëton jetën, mbron dhe pronën”, kështu është shprehur shefi i Departamentit të Zjarrfikësve të Gaziantep, Cafer Yilmaz.

SHKARKO APP