Furgoni me kapsolla u kap para ndeshjes Partizani-Kukësi, në hetim shoferi

Një shofer furgoni, i mbushur me tifozë të Kukësit përpara ndeshjes me Partizanin, kishte shkuar me një mision të veçantë. Jo vetëm për të bërë tifo, por edhe “zhurmë”, por fatmirësisht është bërë ndalimi i tij në kohë, pa pasoja të rënda, ndoshta edhe në njerëz. Mësohet se është vënë në hetim shoferi i furgonit, A. M., banues në Tiranë pasi u kap duke transportuar kapsolla plasëse.

“Ditën e djeshme, gjatë kontrolleve të ushtruara për mbarëvajten e ndeshjes Partizani-Kukësi, ky shtetas, është konstatuar duke transportuar tifozët e Kukësit, me një automjet tip furgon, gjatë kontrollit të të cilit u gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë piroteknike (kapsolla plasëse).

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njofton Policia. Partizani mundi Kukësin me përmbysje, 3-1.

SHKARKO APP