Home Editorial Gabimet e Alb...

Gabimet e Albin Kurtit

1466
0

Situata në veriun e Kosovës akoma nuk ka qetësi. Sot pati protesta por jo të dhunshme nga ana e serbëve. Kur vendos Beogradi që të mos jenë me dhunë, ashtu veprohet. Ndaj gjithcka duket hapur se dirigjohet nga Serbia.

Nga ana tjetër kryeministri i Kosovës duket se gaboi sepse nuk dëgjoi Uashingtonin zyrtar që I kërkoi vetëm të largonte për ca kohë hyrjen në zyra, porse njihte zgjedhjet dhe këta kryetar shqiptar që janë kryekomunar në katër komunat veriore të Kosovës.

Albin Kurti gaboi sepse u nis nga disa parime strikte demokracie, por në epokën ku po jetojmë duket se shtetët kryesore vendimmarrëse të fatit të botës tonë, kanë dhënë me shumë prioritet stabilitetit dhe jo demokracisë.

Prandaj Amerika insistoi që mos të veprojë me forcën e ligjit për këtë moment, sepse planet secrete të Serbisë po fillojnë të zbatohen nga formula që nxorën shtetet e BE.

Europa ka sakrifikuar ndër shekuj përherë Shqipërinë sa herë ka hyrë në lojë Serbia. Edhe formuala e gjoja zgjidhjes së situatës e cila erdhi nga Franca dhe Gjermania con me dashje apo dashje uji të serbët e Kosovës dhe të presidenti Vuçiç.

Albin Kurti bëri dhe një gabim të madh se duhej të konsultohej përpara se të niste opeacionin në Veri, së pari me opozitën e tij në Kosovë pasi flitet për cështje të sigurisë kombëtare.

Së dyti Albin Kurti duhej të fliste me Tiranën zyrtare, pasi jemi një komb ndonëse në dy shtete. Por mosqasja e Tiranës duket se e la në baltë kryeministrin Kosovar.

Kurti kishte të drejtë, por nganjëherë e drejta do kohë të kuptohet dhe derisa të përthithet kundërshtari ka fituar terren.

Albin Kurti me pranimin e zgjedhjeve të reja në Veri të kosovës është shah-mat dhe do ti pranojë. Por kjo do të thotë se gjithë ky mund shkon kot, sepse të katër komunat rrezikon ti marrin serbët e Kosovës, pra praktikisht Serbia.

Dhe nuk është cudi që pasi të bëhen zgjedhjet e reja, kryetarët e rinjë të komunave do të kërkojnë autonomi nga Prishtina zyrtare.

Dhe me pas të shkëputen nga trupi Kosovar.

Kjo është një lojë e vjetër serbe, të cilët Albin Kurti po e realizon pa dashje.

Ndaj Kurti bën mirë që rri me parime strikte, por parimet jo gjithmonë fitojnë.

Fiton i forti dhe forca tani duket se kaloj me Vuçiçin që për dreq ka miq të fortë edhe kryeministra të tjerë të ballkanit perëndimor.

E gjithë kjo betejë duket se po shkon kot dhe mbetet fatkeqsi sepse Serbia fitoj një aleat tani që është miku ynë historik, Amerikën e madhe.

Albin Kurti e ka humbur Amerikën.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit