Home Bota Gara presiden...

Gara presidenciale e Iranit/ Konservatori, Ebrahim Rais, favorit për të fituar

8
0

Irani gjendet rreth një javë larg zgjedhjeve presidenciale, por e ka krijuar që tani idenë se kush do e marrë pushtetin pas 18 qershorit.

Nga 7 burra që janë lejuar të garojnë, 5 janë ultrakonservatorë dhe 2 më reformistë.

Pas përjashtimit të rivalëve kryesorë nga lista, i është hapur rruga kryetarit konservator të Gjykatës së Lartë, Ebrahim Raisit.

60-vjeçari pritet të pasojë presidentin aktual, Hasan Ruhani në fund të mandatit të dytë.

“E shoh veten si rival të korrupsionit, të inkompententëve dhe aristokratëve. Nuk jam rival i fraksioneve, por i pandershmërisë politike.”

Fushata elektorale në Iran nisi në maj dhe posterat e Raisit janë ata shfaqen kryesisht në fasadat e kryeqytetit Teheran.

Vendi has shumë sfida diplomatike në arenën ndërkombëtare, ndërsa brenda vendit, është ekonomia problemi që shqetëson qytetarët, veçanërisht inflacioni i lartë i rënduar edhe prej raporteve e sanksioneve prej Amerikës.

Në gjithë vitet e mia të punës, kushtet ekonomike janë përkeqësuar në gjashtë-shtatë vitet e fundit. Kurrë nuk ka qenë kaq keq.Po jetojmë pa plane për të ardhmen, vetëm për ditën e sotme, sipas situatës ekonomike.”

Këtë vit pjesëmarrja në zgjedhje pritet të jetë e ulët për shkak të pandemisë por edhe në formë kundërshtimi prej shkualifikimit të kandidatëve nga krahu më reformator e i moderuar.

Dy kandidatët me më shumë vota do të përballen në balotazh më 25 qershor nëse zgjedhjet e javës tjetër nuk nxjerrin një fitues.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit