Gjokutaj: Me Berishën po veprohet si me një spaçator

Në Kryesinë e Kuvendit po mbahet mbledhja nga Këshilli i Mandateve për heqjen e imunitetit të deputetit, Sali Berisha, pas kërkesës së SPAK.

Ish-kryeministri, ka zgjedhur të përfaqësohet nga dy avokatët e tij, Sokol Mëngjesi dhe Genc Gjokutaj.

“Qëndrimi i deputetit Sali Berisha ndaj këtyre vendimeve të marra nga një gjyqtare e shkarkuar drejtpërdrejtë nga ai. Nga një gjyqtare që nuk i drejtohet Kuvendit për të marrë autorizim.

Nga një gjyqtare që rrëzon çdo kërkesë, nga një gjyqtare e cila cakton avokatë kryesisht dhe kur i shikon në “facebook”, se çfarë përfaqësojnë, i përjashton dhe në fund përfundon me një avokate që 15 mijë faqe material i përfundon për 20 minuta.

Kjo është mbrojtja efektive. Imagjinojeni me zotin Berisha, deputet i Kuvendit të Shqipërisë dhe veprohet si me një spaçator dhe marrët një avokate e cila nuk ka idenë, unë kam bërë një provë një natë në media, ku e pyeta jeni njohur? Po jam njohur me metarialet. Po për çfarë hetohet Berisha? Ai nuk e dinte” tha Gjokutaj.

SHKARKO APP