Gjykata e Strasburgut pyet KPA-në për shkarkimin e prokurorit Besnik Cani

Prokurori Besnik Cani u shkarkua nga KPA për cenim të besimit të publikut te drejtësia. Cani e çoi çështjen në Gjykatën e të drejtave të njeriut në Strasburg.

Ndër të tjera, Gjykata e Strasburgut i ka drejtuar disa pyetje KPA-së lidhur me këtë çështje:

1. A ishte Kolegji i Posaçëm i Apelimit (“KPA”) në çështjen e kërkuesit një “gjykatë e
themeluar me ligj” brenda kuptimit të nenit 6 § 1 (shih Guðmundur Andri Ástráðsson kundër
Islandës [GC], nr. 26374/18, §§ 243-90, 1 dhjetor 2020)? Veçanërisht:
(a) A ishte zgjedhja e L.D. dhe A.H nga parlamenti në shkelje të kritereve të pranueshmërisë
të përcaktuara në ligjin e brendshëm në fuqi për anëtarët e KPA (shih Nenin C të Aneksit të
Kushtetutës dhe nenet 6-11 të Ligjit të Vettingut)?
(b) Nëse po, a kishte të bënte shkelja me një rregull themelor të procedurës për zgjedhjen e
anëtarëve të KPA që të mund të cenonte të drejtën e kërkuesit për një “gjykatë të krijuar me
ligj”?
(c) Nëse po, a ofruan gjykatat vendase një rishikim dhe korrigjim efektiv për pasojat juridike
të pretendimit të shkeljes së një rregulli themelor në zgjedhjen e L.D. apo A.H.? Veçanërisht:
(i) A i siguroi ligji i brendshëm një korrigjim efektiv kërkuesit në këtë drejtim?
(ii) Nëse po, cili organ ishte i autorizuar të vendoste për papërshtatshmërinë e mundshme të
anëtarëve të KPA dhe/ose aftësinë e tyre për të dëgjuar çështjen e kërkuesit?
(iii) A ishin vendimet e gjykatave të brendshme në përputhje me gjetjet e tyre në lidhje me
autoritetin i cili do të vendoste për papërshtatshmërinë e mundshme të anëtarëve të KPA (shih,
në veçanti, vendimin e KPA të 5 shkurtit 2020 që hedh poshtë kundërshtimin e kërkuesit për
L.D. dhe A.H. në dëgjimin e çështjes së tij, vendimet e Gjykatës Kushtetuese të 29 dhe 30
Prillit 2020 që rrëzojnë ankesën kushtetuese të kërkuesit për L.D. dhe A.H. për mos plotësimin
e pretenduar të kritereve ligjore të pranueshmërisë dhe vendimin e KPA të 24 korrikut 2020 që
pezullon L.D. nga detyra)?
5
2. A ishte KPA e paanshme në çështjen e kërkuesit? Në veçanti, a çoi pjesëmarrja e L.D. dhe
A.H. në frikën e justifikuar objektivisht për sa i përket paanësisë së KPA (shih, mutatis
mutandis, Kleyn dhe të tjerët k. Holandës [GC], nr. 39343/98 dhe 3 të tjerë, § 194, ECHR 2003-
VI; dhe Micallef k. Maltës [GC], nr. 17056/06, §§ 93-99, KEDNJ 2009)?
3. A pati kërkuesi një seancë dëgjimore të drejtë në procesin para KPA? Në veçanti, a iu dha
kërkuesit mundësia për të kundërshtuar provat në dosjen e çështjes, veçanërisht analizën
financiare të kryer nga KPA?
4. A ka pasur shkelje të nenit 8 të Konventës për shkak të shkarkimit të kërkuesit nga detyra
(shih Xhoxhaj kundër Shqipërisë, nr. 15227/19, §§ 358-414, 9 shkurt 2021)? Veçanërisht:
(a) A ishte ndërhyrja në përputhje me ligjin e brendshëm? Në veçanti, a ishin gjetjet e KPA që
“kërkuesi kishte minuar besimin e publikut në sistemin e drejtësisë” të parashikueshme në
rrethanat e çështjes në fjalë (shih Xhoxhaj, cituar më lart, §§ 384-88)?
(b) A ishte largimi i kërkuesit nga puna në përpjesëtim me synimet legjitime të ndjekura (shih,
ndër autoritetet e tjera, Özpınar k. Turqisë, nr. 20999/04, §§ 49-79, 19 tetor 2010; dhe Ivanovski
kundër ish- Republikës Jugosllave të Maqedonisë, nr. 29908/11, § 176-88, 21 janar 2016)?
5. A ka pasur një shkelje të nenit 13 të Konventës në lidhje me shkarkimin e kërkuesit nga
detyra nga KPA?
6. Pa paragjykuar ndonjë nga pyetjet e mësipërme, a zbatohen Nenet 494-498/a të Kodit të
Procedurës Civile ose ndonjë dispozitë tjetër ekuivalente e brendshme për një kërkesë për
rishikim të një vendimi të formës së prerë të dhënë nga organet e vettingut? Nëse po, cili organ
do ta shqyrtojë këtë kërkesë për rishikim?

http://letra e plotë

SHKARKO APP