Gjykata e Tiranës liron nga qelia presidentin dhe administratorin e Kastriotit

Gjykata e Tiranës ka liruar nga qelia Alban Voglin, President i klubit të futbollit të Kastriotit dhe Gazmend Voglin, administrator i klubit. Mësohet se për Alban Voglin, Gjykata caktoi masën “detyrim për paraqitje”, ndërsa për Gazmend Voglin “arrest në shtëpi”. Vendimi është dhënë nga gjyqtarja Ardiana Bera.

Dy zyrtarët e klubit të futbollit krutan u arrestuan të shtunën gjatë përballjes Tirana-Kastrioti (1-0), në stadiumin “Selman Stërmasi” në kryeqytet. Gazmend Vogli u fut në fushë, duke ndërprerë për disa minuta takimin, ndërsa Alban Vogli ka kundërshtuar dhe goditur punonjësit e policisë.

SHKARKO APP