Në Itali janë të bindur: Fonseca rrezikon shkarkimin nëse dështon ndaj Interit

Humbja 1-3 në debutimin në Champions League kundër Liverpoolit, ka lënë një shije të hidhur te Milani. Kritikat tashmë janë të mëdha ndaj strategut Fonseca.

Vetëm një ndeshje e fituar nga pesë të luajtura, me nëntë gola të pësuar, shifra që e bëjnë pozicionin e trajnerit të kuqezinjve gjithnjë e më të pasigurt. Për të ardhmen e Fonseca-s, derbi i së dielës ndaj Interit tashmë mund të jetë vendimtar, ku ekspertët e Snai-t e shohin shkarkimin në kuotën 1.65.

Një fillim kaq i vështirë pas një merkato që u cilësua si e mirë, shihet si një punë e dobët nga trajneri Fonseca. Vetëm një fitore ndoshta do ta lehtësonte disi pozitën e tij. /Koha Jonë/

 

SHKARKO APP