
Zëvendëspresidenti i Ravenna, Ariedo Braida, e ka përshkruar rikthimin e Ronaldinhos në fushë të dielën, në ndeshjen kundër Forli, si një emocion të jashtëzakonshëm për këdo që e dashuron futbollin. Sipas Braidës, braziliani 46-vjeçar është vetë thelbi i futbollit. Është kënaqësi edhe thjesht të qëndrosh pranë tij, pasi përcjell gëzimin e jetës dhe të futbollit, shtoi ai.
Ronaldinho kundër Forli ishte një ngjarje që tërhoqi vëmendjen e mediave botërore, theksoi Braida më tej, duke e quajtur atë një fëmijë për gjithë jetën që do të luajë futboll deri në fund të saj. Ai nuk konfirmoi nëse braziliani do të luajë sërish, por theksoi se për klubin ishte emocion, kënaqësi dhe nder.
Për një ditë, vijoi ai, arritën të tërhiqnin vëmendjen e të gjitha mediave të botës. Ndërkohë, Gianfranco Zola u shpreh i befasuar nga rikthimi i brazilianit, por theksoi se misioni i Serie C është tjetër. Sipas Zolës, Ronaldinho është një nga ata futbollistë që kanë frymëzuar miliona të rinj dhe është e lumtur që vazhdon t’i frymëzojë.
Objektivi i tyre, megjithatë, duhet të jetë krijimi i kushteve më të mira që të rinjtë e frymëzuar prej tij të zhvillohen dhe të ndjekin rrugën e tyre në futboll.
