Goditi me shuplakë Presidentin Macron, i riu jeton me mamin dhe libër të Hitlerit

Video-ja ku një qytetar tentoi të godiste Presidentin e Francës, Emmanuel Macron u bë virale në mbarë botën. Ai është një 28-vjeçar që jeton me nënën e tij dhe që zotëron një kopje të librit të Adolf Hitler, “Mein Kampf”.

I riu i identifikuar vetëm si Damien T, pasi goditi Macronin bërtiti “Montjoie Saint Denis”, një thirrje e vjetër mbretërore lufte.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e Damienit, policia gjeti edhe armë, një flamur sovjetik, romane fantashkencë, novella grafike japoneze dhe lojra simulimi ushtarak.

Në profilin e tij në Instagram, 28-vjeçari shihet i veshur me armatura dhe duke mbajtur shpata. Sipas burimeve të “Le Parisien”, ai jeton në një botë paralele, të përbërë nga lojra me kostume dhe simulime betejash mesjetare.

SHKARKO APP