Gosens: I lumtur që zgjodha Interin, dua të bëj historin si Brehme!

MILAN, ITALY - MARCH 01: Robin Gosens of FC Internazionale competes for the ball with Davide Calabria (back) of AC Milan during the Coppa Italia Semi Final 1st Leg match between AC Milan and FC Internazionale at Stadio Giuseppe Meazza on March 01, 2022 in Milan, Italy. (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)

Robin Gosens zgjodhi që ti bashkohej Interit gjatë merkatos së janarit, por deri më tani ka debutuar vetëm në Kupën e Italisë (ndaj Milanit) për shkak të një dëmtimi. Mbrojtësi gjerman ka theksuar se zikaltërit ishin zgjedhja më e mrë për të.

“Ishte një moment që kisha kohë që e prisja. U riktheva në fushë pas një dëmtimi që më mbajti larg thuajse 5 muaj dhe luajta për herë të parë me këto ngjyra. Nuk ishte një ndeshje e lehtë, por do të mbetet një moment i veçantë, plot me emocione.

Te Interi kam gjetur një ambient të mirë. Ka lojtarë të rëndësishëm, që janë shumë të afrueshëm. Grupi është i fortë dhe punohet për shumë objektiva.

Janë të shumtë gjermanët që kanë bërë histori këtu, më vjen në mendje Andy Brehme, sepse ka luajtur në një rol të ngjashëm me timin. Kam arritur deri këtu falë punës dhe jam krenar që kam firmosur me një klub të madh si Interi”, deklaroi Gosens.

SHKARKO APP