Home Bota Greqi/ Kërkon...

Greqi/ Kërkon ndihmë nga tre pakistanezë, gruan shtatzëne e përdhunojnë në grup

24
0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në mes të Athinës, në  Greqi, ku një 25 vjeçare shtatzëne, është përdhunuar në grup nga tre pakistanezë dhe një afgan.

Gazeta greke, “Prwto Thema” shkruan se vajza ishte në muajin e tretë të shtatzënisë.

Sipas dëshmisë së 25 vjeçares, ajo kishte dalë nga shtëpia të martën në darkë për të rregulluar telefonin. Më pas asaj iu afrua një i ri me origjinë afgani, i cili e çoi vajzën në një vend të errët, ku  e përdhunoi.

E shokuar 25 vjeçarja kërkoi ndihmë nga tre burra pakistanezë, të cilët u ‘ofruan’ ta ndihmonin, duke i thënë që t’i ndiqte. Ata e transportuan vajzën me taksi në një aparatament nënëtokësor dhe e përdhunuan në grup.

Fqinjët dëgjuan britmat e vajzës dhe dolën në ballkon për të kuptuar se kush po thërriste për ndihmë. Autorët, nga frika se mos vëreheshin nga fqinjët dhe policia, lanë vajzën të  largohej nga banesa e tyre.

E tronditur, vajza fatkeqe me  foshnjë në bark, u kthye në polici ku tregoi banesën ku jetoi momentet e makthit në duart e autorëve të krimit.

Në apartament, sipas informacionit, u gjet materiali gjenetik i 25-vjeçares , të brendshme dhe copa të rrobave të saj. Tre nga katër u arrestuan dhe u akuzuan për komplot për të kryer përdhunimi, ndërsa bashkëpunëtori i tyre i katërt, me origjinë afgane është arratiosur dhe po kërkohet.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit