Home Bota Gruaja 70-vje...

Gruaja 70-vjeçare që po befason botën, sjell në jetë binjakë

1050
0

Mes lajmeve për luftë dhe krime, në botë një lajm po çudit njerëzit. Një grua 70-vjeçare në Uganda ka sjellë në jetë binjakë pasi mundi të ngelte shtatzënë me anë të fertilizimit in vitro. Lajmin e bëri të ditur spitali ku ajo iu nënshtrua procedurës fillimisht.

Safina Namukëaya u bë gruaja më e vjetër që sjell në jetë fëmijë në Afrikë pasi lindi një vajzë dhe një djalë pasditen e së mërkurës. Mjekët në spital bënë të ditur se nëna dhe dy foshnjat e saj janë mirë dhe se vogëlushët erdhën në jetë me anë të një ndërhyrje cezariane.

“Kjo histori nuk është thjesht një sukses mjekësor, flet edhe për forcën dhe rezistencën e shpirtit njerëzor,” shprehen mjekët e spitalit në deklaratë. Nëna tregoi se kishte pasur komplikacione dhe vështirësi gjatë shtatzënisë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit