Gruaja që hyri në histori, bëhet sërish kryeministre e Suedisë

Magdalena Andersson ishte kryeministrja e parë femër që zgjidhej në Suedi, por ajo dha dorëheqjen pak orë pas marrjes së detyrës, duke hyrë kështu në histori. Por këtë të hënë ajo është përzgjedhur sërish për postin e lartë.

Ajo doli triumfuese pas një tjetër votimi në Parlamentin suedez. Javën e kaluar, vetëm disa orë pasi u zgjodh, propozimi i buxhetit të Andersson u rrëzua në Parlament dhe ajo humbi mbështetjen e Partisë së Gjelbër nga koalicioni i saj.

Andersson si udhëheqëse e socialdemokratëve, kishte arritur të siguronte mjaftueshëm mbështetje në një marrëveshje koalicioni për të siguruar votat në parlament për zgjedhjen e saj për kryeministre.

”Ekziston një praktikë kushtetuese që një qeveri koalicioni jep dorëheqjen kur një parti largohet. Unë nuk dua të drejtoj një qeveri, legjitimiteti i së cilës vihet në dyshim”, tha Andersson në një konferencë shtypi.

Me rreth 25% në sondazhe, Partia Socialdemokrate është ende partia më e madhe politike në Suedi, por është afër niveleve më të ulëta të historisë së vetë si parti.

SHKARKO APP