Hapja për sezonin veror, OBSH: Bëni kujdes pasi pandemia s’ka marrë fund

Heqja e kufizimeve në Europë, për shkak të shifrave në përmirësim të situatës nga Covid-19, ka bërë që OBSH-ja të paralajmërojë për kujdes. Përhapja e variantit të ri Delta i cili konsiderohet më i transmetueshëm se llojet e tjera të identifikuara seri më tani, kërcën on një valë të katërt në vjeshtë. Drejtori i OBSH për Europën, Hans Kluge paralajmëron krerët e qeverive që të mos bien pre e vetëkënaqësisë pasi pandemia nuk ka marrë fund ende.

“Fakti që ka një përhapje të shpejtë të variantit delta do të thotë që virusi ka ende përparësinë. Pra, ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm në lidhje me ngjarjet e mëdha, në mbledhjet masive, veçanërisht nëse është me njerëz pa maska, e cila mbetet ende një rrezik. Unë e kuptoj që askush nuk dëshiron të heqë dorë nga një verë tjetër, por ne nuk duhet të paguajmë për këtë me një dimër tjetër të mbyllur”.

Shtetet e BE-së kanë administruar të paktën një dozë të vaksinës për pothuajse gjysmën e popullsisë së bllokut. Liderët e Gjermanisë dhe Francës u bën thirrje shteteve të unionit që të jenë më viligjente ndaj variantit Delta, që kërcënon progresin e arritur deri më tani.

 

SHKARKO APP