Harry e Meghan marrin ftesë për kurorëzimin e Mbretit, nuk dihet nëse do e pranojnë

Princi Harry dhe Meghan Markle janë ftuar në kurorëzimin e Mbretit Charles më 6 Maj. Një zëdhënës i çiftit ka bërë me dije se Duka ka marrë një e-mail nga zyra mbretërore për kurorëzimin e tij. Mbetet vendimi i Dukës dhe Dukeshës nëse do të marrin pjesë dhe ende nuk është zbuluar deri sa të vijë momenti.

Princi Harry pranoi në një intervistë se nuk e ka vendosur ende. Është folur shumë nëse ai dhe gruaja e tij do të ftoheshin përfundimisht në kurorëzimin e Mbretit, pas kujtimeve të Spare, intervistave televizive dhe dokumentarit të Netflix.

Shumë nga fansat e Dukës dhe Dukeshës së Sussex kanë ndarë mendimet e tyre për pjesëmarrjen në kurorëzim. Disa mendojnë se kjo është “një thikë me dy tehe”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?