Home Bota Historike, ma...

Historike, makina fluturuese realizon udhëtimin e saj të parë ndërqytetas (VIDEO)

53
0

Një makinë fluturuese arriti që të kryejë fluturimin e saj të parë ndërqytetas. Mjeti u nis nga Nitra dhe përfundoi udhëtimin në Bratisllavë (Sllovaki), brenda 35 minutash.

“AirCar Prototype 1” ka një motor BMW prej 160 kuajsh fuqi, që e lejon të arrijë një shpejtësi deri në 160 km/h. Makina fluturuese është ideuar nga profesori Stefan Klein dhe është prodhuar nga kompania sllovake KleinVision.

Një video tregon se si makina ngrihet në fluturim dhe se si kthehet sërish në makinë pasi zbret në tokë, në kryeqytetin sllovak.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit