Homazhet për presidentin Ebrahim Raisi, mijëra iranianë të pranishëm në cermoninë mortore

Në Tabriz po mbahen homazhet në nder të presidnetit Iranian Ebrahim Raizi, ministrit të jashtëm dhe 7 viktimave të tjerë që humbën jetën në aksidentin tragjik me helikopter të dielën. Mijëra qyterarë po marrin pjesë në ceremoni, ndërsa funerali do të mbahet të enjten, ndërsa janë shpallur 5 ditë zie.

Trupi i presidentit Raisi dhe tetë personave të tjerë që humbën jetën pas përplasjes së helikopterit me të cilin po udhëtonin, janë vendosur në mes të turmës. Marshimi me trupat e viktimave nis nga Tabrizi, pasi aty ishte edhe vendi ku ndodhi aksidentit.

Ndër liderët që ishin të pranishëm në homazhet në Tabriz, ishte ministri i brendshëm Ahmad Vahidi. Ai tha se nëse ky incident do të ndodhte në ndonjë vend tjetër, do të përballej me një të ardhme shumë të zymtë. Por sipas tij kjo nuk di të ndodhë në Iranin që drejtohet nga Udhëheqësi Khameni.

SHKARKO APP