Huliganët kroatë kaluan nga Shqipëria, mediat greke: Pse nuk u ndaluan?

Në Athinë po mbahet zi për ndarjen nga jeta të tifozit 29-vjeçar të AEK-ut Michalis Katsouris, prej goditjeve me thikë nga ana e huliganëve kroatë të Dinamo Zagrebit. Autoritetet helene janë kritikuar për mënyrën sesi menaxhuan situatën dhe si lejuan të hynin në Greqi mbi 100 huliganë të grupimit “Bad Blue Boys”.

Ministri i Brendshëm, Janis Oikonomou ka shkarkuar nga detyra 7 zyrtarë të lartë të policisë greke. Mediat greke raportojnë se huliganët dyshohet se kanë hyrë fillimisht në Janinë përmes Shqipërisë, pasi më parë kishin kaluar nga Kroacia dhe Mali i Zi, duke vazhduar më pas rrugën për në Athinë.

Ata zgjodhën të shmangin kalimin përmes Serbisë, me frikën se mos dalloheshin nga tifozët e ekipeve serbe, me të cilët kanë marrëdhënie armiqësore. Më pas dyshohet se grupi i madh i huliganëve është ndarë në disa nëngrupe për të kaluar pa u vënë re deri në sulmin përfundimtar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ajo që tani po tentojnë të kuptojnë autoritetet greke është nëse pas kalimit në Kakavijë dhe Follorinë ka pasur një informacion qendror nga shërbimet doganore për ardhjen e tifozëve kroatë. Media lokale epiruspost.gr raporton se në Kakavijë kanë kaluar rreth 80 persona dhe janë informuar shërbimet qendrore të Ushtrisë Greke.

Swiss Digital Mobile Reklama

Autoritetet malazeze në orën 09:22 të mëngjesit të së hënës i kanë dërguar selisë së policisë greke dokumentin dy faqësh duke i informuar se tifozë të rrezikshëm kishin kaluar kufirin dhe ishin nisur për në Athinë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?