Inzaghi: Milanin e respektojmë, do të japim gjithçka në fushë

Nesër do të luhet derbi i Madoninës mes Interit dhe Milanit, që do të jetë spektakolare. Simone Inzaghi kërkon të marrë suksesin e parë kundër Milanit në kampionat

“Derbi është një ndeshje e veçantë, Milani po kalon një moment jo të mirë, por ata janë kampionët në fuqi të Italisë dhe janë kualifikuar mes 16 skuadrave më të mira të Champions League.

I respektojmë shumë dhe duhet të luajmë me shumë cilësi, vendosmëri dhe kujdes. Duhet mendim dhe zemër, do të japim gjithçka në fushë. Derbet janë gjithmonë një histori më vete, ndeshjet e kampionatit kanë qenë zhgënjime. Zgjidhja më e mirë është që të përballemi me ta me përqendrim dhe të qëndrojmë gjithmonë në ekuilibër.

Skriniar? Nuk i gjykoj zgjedhjet e tij, gjykoj njeriun dhe lojtarin. Është një djalë i mrekullueshëm, me shumë mundësi do të luajë kundër Milanit. Për atë që ndodhi nuk do të jetë më kapiteni ynë”, ka thënë Inzaghi.

SHKARKO APP