Home Bota Ish-kancelari...

Ish-kancelari austriak Sebastian Kurz shpallet fajtor, ja sa vite dënohet

99
0

Ish-kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz u dënua për dëshmi të rreme në një hetim parlamentar për korrupsionin e dyshuar në mandatin e parë të qeverisë së tij, raporton AP. Ai u dënua me kusht prej tetë muajsh.

Vendimi u dha pas një gjykimi katërmujor. Ndërsa kjo është hera e parë në më shumë se 30 vjet që në Austri një ish-kancelar gjykohet. Ai u dënua për shkak të dëshmisë në një hetim që u fokusua në koalicionin që Kurz drejtoi nga viti 2017 deri në rënie më 2019.

Prokurorët akuzuan 37-vjeçarin për dëshmi të rreme në qershor 2020 në lidhje me rolin e tij në krijimin e kompanisë “OeAG”, e cila menaxhon rolin e shtetit në disa kompani dhe vendosi në menaxhimin e saj bashkëpunëtorin e tij të ngushtë Thomas Schmidt.

Gjykatësi Michael Radastics e shpalli fajtor për deklaratë të rreme për emërimin e bordit mbikëqyrës të kompanisë, por jo për Schmidtin. Sebastian Kurz, dikur yll në rritje mes konservatorëve në Evropë, dha dorëheqjen në vitin 2021 pas hapjes së një hetimi për korrupsion dhe u largua nga politika.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit