Home Bota Italia e dyta...

Italia e dyta në Europë për vaksinimet, 600 mijë doza në 24 orë

22
0

Italia renditet e dyta në Europë për numrin e vaksinimeve anti-Covid pas një rekordi të ri të vendosur këtë fundjavë.

Vetëm gjatë të premtes në Itali janë administruar 600 mijë doza vaksine, duke e bërë kështu gadishullin fqinj të dytin në Europë për numrin e personave të vaksinuar.

Numri i dozave të administruara te vaksinave anti-Covid ka kaluar tashmë pragun 37 milionë.

Italia qendron në vendin e dytë në Europë për sa i përket popullsisë plotësisht të vaksinuar, menjëherë pas Gjermanisë dhe përpara Francës dhe Spanjës.

800 qendra të reja te vaksinimeve do të hapen gjithashtu në javët e ardhshme.

Sipas shifrave të botuara në faqen e qeverisë italiane, 37,06 milionë doza të vaksinave janë administruar që nga fillimi i fushatës së vaksinimit dhe 12,7 milionë njerëz janë vaksinuar, ose 23,48% e popullsisë mbi moshën 12 vjeç.

Pandemia ka shkaktuar vdekjen e me shum e se 100 mije personave në Itali.

Aktualisht numri i rasteve të reja dhe humbjeve të jetëve ka shënuar rënie të vazhdueshme javët e fundit.

Ndërkohë Lombardia, zona më e goditur e Italisë nga Covid-19 është pranë imunitetit të tufës.

Pas më shumë se 103 mijë dozave të kryera të premten në Lombardi, “ne po i afrohemi shpejt 70% të popullsisë së vaksinuar, deklaroi nenkryetarja e rajonit.

Diten e hënë pritet te nisin vaksimet për të pastrehët. Vaksinimet do të fillojnë në disa konvikte në qytetin e Milanos.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit