Italia premton 35 milionë euro shtesë për palestinezët

Italia do të vazhdojë financimin e Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punën për Refugjatët Palestinë (UNRWA) si pjesë e një pakete ndihme prej 35 milionë eurosh, tha sot ministri i Jashtëm italian Antonio Tajani gjatë një takimi në Romë me kryeministrin palestinez Mohamed Mustafa.

Tajani saktësoi se pesë milionë euro do të miratohen për projektet e UNRWA-s, ndërsa 30 milionë euro të mbetura do të përdorën për iniciativën “Ushqim për Gazën”.

“Italia ka vendosur të vazhdojë financimin e disa projekteve”, shkruajnë mediat vendase.

SHKARKO APP