Jep dorëheqjen gruaja që hyri në histori

Magdalena Andersson ishte kryeministrja e parë femër që zgjidhej në Suedi, por ka dhënë dorëheqjen vetëm pak orë pas marrjes së detyrës, duke hyrë kështu në histori.

Kjo pasi Suedia nuk ka pasur kurrë një grua kryeministre, por duket se nuk do ta ketë.

Gjatë ditës së sotme ajo u zgjodh si kryeministre e Suedisë, por disa orë më vonë dha dorëheqjen.

Shkak u bë partia tjetër e koalicionit, që u largua nga qeveria. Si rezultat, as buxheti nuk arriti të merrte votat e nevojshme në Parlament.

SHKARKO APP