Home Bota Jep dorëheqje...

Jep dorëheqjen shefi i inteligjencës ushtarake izraelite

42
0

Shefi i inteligjencës ushtarake izraelite, Aharon Haliva ka dhënë dorëheqjen, njoftuan këtë të hënë mediat e huaja.

Mësohet se dorëheqja e tij vjen pas dështimit rreth sulmit të paprecedentë të Hamasit të 7 tetorit, i cili depërtoi mbrojtjen e Izraelit.

Haliva, bëhet figura e parë e lartë izraelite që tërhiqet nga sulmi i Hamasit, i cili vrau 1200 njerëz, kryesisht civilë, me rreth 250 të tjerë të zënë rob dhe ndezi luftën gjashtëmujore.

Haliva tha pas sulmit në tetor mbante fajin për mosparandalimin. Ushtria izraelite tha në një deklaratë se shefi i shtabit ushtarak pranoi kërkesën e Haliva për dorëheqjen dhe e falënderoi atë për shërbimin e tij.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit