Home Bota Jeta e gruas ...

Jeta e gruas së El Chapos nga luksi i shfrenuar tek burgu

20
0

Emma Coronel Aispuro bënte një jetë përrallore në Nju-Jork, duke shijuar përfitimet e martesës së saj me mbretin e drogës, Joaquin Guzman Loera, por tani është në një burg në Virxhinia. Bashkëshortja e El Chapos mbahet në izolim, në një qeli të vogël ku sipas avokatit të saj, Mariel Colón Miro, lexon romane. Ajo kishte në plan të niste një linjë veshjesh, El Chapo Guzman.

31-vjeçarja akuzohet se ka ndihmuar bashkëshortin e saj për të drejtuar kartelin famëkeq të Sinaloas. Një datë për gjyqin nuk është caktuar ende, por nëse shpallet fajtore mund të dënohet me burgim të përjetshëm. Gratë e trafikantëve të drogës shihen si “tejet seksi” thotë Cecilia Farfán-Méndez, një studiuese në Universitetin e Kalifornisë në San Diego. Coronel ishte ndryshe sepse ajo tregoi se gratë mund të mbajnë pozicione pushteti.

Ajo u takua me Guzman kur ishte vetëm 17 vjeç, dhe u martuan shumë shpejt. Ata kanë dy fëmijë, Maria Joaquina dhe Emali. Gjatë gjykimit të burrit të saj, Coronel ulej në sallën e gjyqit pothuajse çdo ditë. Me veshje të shtrenjta, forma perfekte dhe një pamje seksi, imazhi i saj joshës ishte në kontrast me realitetin e zymtë të operacioneve të kartelit të El Chapo.

Ajo mori pjesë edhe në gjyqin ku Lucero Guadalupe Sanchez Lopez, e dashura jashtë martesore e El Chapos, dëshmoi kundër tij. Ajo u arrestua në qershor 2017 me akuzat e trafikimit të drogës pranë kufirit SHBA-Meksikë dhe iu tha se do përballej me një dekadë burg. Në këto kushte Sánchez, nënë e dy fëmijëve, bashkëpunoi me prokurorët duke tradhëtuar besimin e El Chapos. Ajo foli për dashurinë e tyre dhe punën e tij si një udhëheqës karteli në sallën e gjyqit.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit